Altin Arapaj është 41-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në mes të vreshtave në zonën rurale të Rafinës, në Greqi.
Dyshohet se autori i vrasjes është një bashkatdhetar i tij, i cili thuhet se kishte lidhje të afërta familjare me viktimën. Sipas informacioneve paraprake, motivi i krimit mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes dy shqiptarëve.
Mediat greke raportojnë se Altin Arapaj ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi kishte qenë i përfshirë në të kaluarën në disa vepra penale, përfshirë edhe trafikun e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, sipas të dhënave të para, para se të ndërronte jetë, 41-vjeçari ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij, duke i treguar emrin e autorit që e qëlloi me armë zjarri.
Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.