Panorama.al ka siguruar katër emrat që pritet të emërohen si nënkryetarë të rinj të Bashkisë Tiranë.
Sipas burimeve, postet do t’u besohen Ilir Mengrës, Blendi Sulës, Gentian Kerit dhe Vasilika Vjeros. Emërimi i tyre në detyrë pritet të formalizohet gjatë ditës së sotme, 31 korrik.
Këto ndryshime vijnë pas dorëheqjes së katër nënkryetarëve të mëparshëm Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Sefri dhe Jonida Halili, të cilët janë larguar nga funksioni vetëm rreth gjashtë muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, më 10 shkurt.
Aktualisht, Bashkia e Tiranës drejtohet nga Anuela Ristani, e komanduar në këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama, pas vendosjes në pranga të Veliajt.