Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Ballkanit drejt Puglias apo vendeve të Evropës Veriore.
Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.
Po ashtu, urdhër-arrest është dhënë edhe për një avokat në Durrës, për një ish-punonjës policie, si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.