Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës orëve të para të mbrëmjes së sotme, teksa në lagjen “10 Korriku” janë dëgjuar të shtëna me armë. Sipas bluve të Vlorës, ne konflikt janë përfshirë dy persona tashme te identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij ka dale nga banesa teksa në hyrje te pallatit nje person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj ( polic i delta force) ka shtënë ne drejtim të të rinjve të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip mercedes benz ml AA858 FY. ( Automjeti ka plumba në pjesën e pasme te tij dhë nje plumb në drejtim te pasagjerit ne xhamin e përparmë.
Nga vendngjarja janë larguar te dy personat e përshirë në ngjarje. Ndërsa policia ka shoqëruar për në banesë vajzën që shoqëronte Juxhin Aliaj.
Pas ndjekjes policore, blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetëmbrojtje.
Deri më tani në vendngjarje janë gjetur gëzhoja vetëm nga arma e përdorur nga Myrtaj.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamiken e saj.



