Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku 28-vjeçari Ragip Gila vrau me breshëri plumbash Armando Palin dhe 31-vjeçarin Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur 43-vjeçari Erogen Vaso (Brajoviq) dhe kamerierja Meri Kaceri.
Autori i dyshuar ka hyrë me automatik në lokalin ku ndodheshin viktimat dhe i plagosur duke qëlluar me plumba drejt tyre.
Më pas, 28-vjeçari ka dalë jashtë nga një derë dytësore duke ecur në këmbë me armën në dorë për afro 300 metër nga lokali, në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.
Aty ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Me mjetin e grabitur dhe skafandë në kokë, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit.
Aty ka mbërritur policia, e cila iu është vënë në ndjekie duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.