Janë bërë publike emrat e dy inspektorëve të IMT-së që janë arrestuar me urdhër të SPAK, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të shpallur në kërkim për korrupsion.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në pranga kanë rënë Gerald Fucia dhe Edmond Çela.
Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Klajdi Zhilla dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Burime bëjnë me dije se arrestimi është kryer në një lokal në zonën e Kombinatit, i cili i përket ish-deputetit Mark Frroku. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit, si pjesë e provave në hetim.
Zyrtarët dyshohen se kanë marrë ryshfet nga një subjekt në këmbim të favorizimit në tendera, ndërsa operacioni u zhvillua si pjesë e hetimeve për korrupsion në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.