Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë garuar për vendin vakant të kreut të gjykatës Kushtetuese.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se në garë morën pjesë 13 kandidatë dhe 6 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar garën.
Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.
Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.