Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, foli sot në studion News 24 për zaptimin e godinave të Focus Media News dhe Panorama Group.
Teksa akuzoi qeverinë se ka kapur çdo segment të shtetit, Balliu tha se “kushdo që denoncon aferën më të vogël rrezikon sulme, madje edhe kur flasim në një televizion që dokumenton këto shkelje si News24”.
Balliu foli për rastin e firmës së Ballukut, duke treguar se një pronë është kaluar me VKM tek një shoqëri që sipas tij është fiktive, me xhiro prej vetëm 5 milionë eurosh, por që është shitur për 490 euro.