Blogerja Xhiovana Nikolli, e cila njëkohësisht është dhe e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), nuk ndalet me akuzat ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burgim.
Në një postim në platformën e saj në TikTok, ajo ka postuar një video të bashkangjitur me audio, me pretendimin se zëri është i Nuredin Dumanit, teksa dëgjohen ofendime.
Në video shkruhet nga Xhiovana se këto kërcenime që dëgjohen në audio kanë ardhur dy ditë përpara se të ndodhte ngjarja me tritolin pranë banesës së tyre.
“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohen në videon e publikuar teksa Alda Nikolli, motra e Xhiovanës përgjigjet: Çfarë the ti, çfarë the?
@giovanna_nikolli #fy #viral #foryou ♬ suono originale – Giovanna
Po kështu, Xhiovana ka publikuar disa mesazhe kërcënuese, jo nga Nuredin Dumani, por që në fakt kanë lidhje me të.
Mesazhet mendohet se i janë drejtuar Alda Nikollit, teksa kërcënohet për foto. Personi shkruan se i di katin e shtëpisë dhe shkollën e vajzës, ndaj i “sugjeron” të ketë kujdes dhe të mos bëjë “trimen në celular”.
Kujtojmë se motrat Nikolli jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi dhe shpërthimi me tritol mëngjesin e së dielës më 14 korrik 2024.
Xhiovana Nikolli pas kësaj ngjarje ka akuzuar menjëherë Nuredin Dumanin si personin përgjegjës për vendosjen e lëndës shpërthyese.