Gazetari Xhemajl Rexha në emisionin e tij Prime Time në Kanal10 ka treguar për përpjekjet që ka pasur bashkë me kameramanin Laurat Gashin, për të kaluar kufirin ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës për të raportuar nga atje mbi zhvillimet e agresionit rus.
Rexha ka rrëfyer se si pasi arritën ta kalojnë kufirin e Polonisë, atyre nuk u është lejuar hyrja në territorin e Ukrainës me pasaporta të Kosovës.
“Të enjten kemi mbërritur në kufirin Poloni – Ukrainë, pastaj të shtunën bashkë me kameramanin Lauratin kemi provuar që të hyjmë në territorin e Ukrainës. Ne e kemi kaluar suksesshëm kufirin e Polonisë pasi kemi pasur edhe vizë shengen, dhe nëmomentin që kemi arritur te kufiri Ukrainas, përkundër përpjekjeve më shumë se minuta duke ua shpjeguar që rasti është i veçantë, që Kosova është në një linjë meUkrainën, dhe përkundër faktit që kishim rënë në kontakt me shoqatën e gazetarëveatje, hyrja me dokumente të Kosovës pa një vizë të veçantë, në Ukrainë është e pamundur”, ka treguar Rexha.
Ndiqeni më poshtë videon e tentim e gazetarit për ta kaluar kufirin ndërmjet Polonisë
dhe Ukrainës. /Kanal10