Autori i krimit makabër të muajit mars të vitit 2022, i cilësuar edhe si “Xhelati i Andravidës” në Greqi, duke masakruar pothuajse një familje të tërë shqiptare për shkakt ë qirasë dhe shkaktuar 4 viktima, mes të cilave dy fëmijë, po kërkon t’i hiqet dënimi i përjetshëm.
61-vjeçari ka ankimuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Ai është dënuar me 4 burgime të përjetshme, për vrasjen me armë të bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci dhe mbytjes së dy prej tre fëmijëve të mitur të çiftit pas një konflikti për mospagesën e qirasë së shtëpisë në Andravida, Ilia.
“Protothema” informon se tre vjet më vonë ai po përpiqet të ulë dënimin e tij në gjykatën e Apelit, duke kërkuar një shans të dytë.
Autori i krimit është dënuar me burgim të përjetshëm katër herë, një për çdo jetë që ka marrë, ndërsa shtëpia ku ndodhi krimi mbetet e mbyllur.
Kronika e masakrës për një qira
Në mars 2022, një shtëpi e vogël në Andravida, Ilia, shndërrohet në një vend të tmerrshëm krimi. Katër persona, një familje e tërë, shfarosen me dhunë nga duart e një burri që ishte i destinuar të mbahej mend nga komuniteti vendas – dhe jo vetëm – si “xhelati” fqinj.
61-vjeçari vret dy prindërit dhe mbyt dy nga tre fëmijët e tyre, vetëm dy dhe tre vjeç.
Trupat e 32-vjeçarit dhe 28-vjeçarit u gjetën në një rimorkio në dhomën e magazinimit të shtëpisë. Fëmija tre vjeç u gjet mbi çarçafë në dyshemenë e dhomës së magazinimit, pranë rimorkios, ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, u gjet i vdekur brenda shtëpisë nga vëllai i tij 12-vjeçar, i cili rastësisht nuk ishte në shtëpi në kohën e masakrës.
Krimi dukej se ishte i paramenduar, me autorin që kishte ndërmend të “fshinte” gjurmët e familjes së vrarë, prandaj kishte filluar të “ngarkonte” trupat në rimorkio për t’i transportuar ato.
Arsyeja e vrasjes, siç pretendoi ai më vonë, ishte qiraja e papaguar. Familja që jetonte në shtëpi i detyrohej qira dhe ai vendosi ta merrte borxhin me gjak.
Tre vjet më vonë, shtëpia ku u vra pothuajse e gjithë familja mbetet e mbyllur. Autori i krimit, i cili u dënua me katër burgime të përjetshme, një për çdo jetë njerëzore që mori, po thirret për të rishqyrtuar çështjen në muajt në vijim nga gjykata e apelit.
61-vjeçari do të përpiqet të ulë dënimin e tij duke kërkuar një shans të dytë ose të paktën një dënim më të lehtë. Sipas informacioneve, djali 12-vjeçar i nënës 28-vjeçare, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme dhe i kishte shpëtuar duarve të xhelatit rastësisht, po rritet larg vendit të tragjedisë me të atin.
“Protothema” shkruan se autori vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qendruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, ai ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.