Lojtarët e Xavit mposhtën rivalin Espanyol me rezultat 2-4 për t’u shpallur matematikisht fitues i edicionit 2022/23 i La Liga’s, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Xavi ka komentuar fitoren ndaj Espanyolit dhe arritjen e Barçës.“Ndjenjë e mrekullueshme. Një punë e bërë mirë, e gjithë kjo filloi korrikun e kaluar, ishin 10 muaj punë dhe sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë. Na jep stabilitet dhe besim se gjërat po shkojnë mirë. E vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike. Ne ishim të shkëlqyer. Ekipi përfundimisht u qetësua dhe kundërshtarët u treguan krenarë. Ne fituam La Ligën në një derbi, që nuk është një gjë e zakonshme. Ishte një skenar i veçantë dhe ne e diskutuam para ndeshjes”-tha Xavi.
/GazetaBlic Sport/
Data 28.07.2026
Aktuale
- Parashikimi i motit
- Në vijën e parë të luftës kundër drogës në Ekuador! BBC: Bandat bashkëpunojnë me mafian shqiptare dhe kartelet meksikane
- Italia mes Mancinit dhe Contes
- Irani kërcënon Ukrainën me sulme?
- Një kolonel iranian u vra gjatë protestave të janarit, tani 16 njerëz mund të dënohen me vdekje
- Adriatik Dosti reagon ndaj Ramës: Po me Ballin ç’pate?
- Optimizëm i matur-Klima e biznesit në Gjermani përmirësohet
- “Përvëlohen” Spanja dhe Franca, temperaturat pritet të kalojnë 40°C


