Gjykata e Apelit të Firences ka konfirmuar dënimin me 30 vjet të Elona Kaleshës për vrasjen e vjehërrve të saj shqiptarë, Teuta dhe Shpëtim Pasho , trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.
Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.
Brenda kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pasho, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i 2015.
Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.
LEXONI EDHE (KLIKONI MBI TITULLIN):