I moshuari Hekuran Gjoni është arrestuar nga blutë e Tiranës, pasi një ditë më parë vrau të birin, Asim Gjoni, brenda në banesën e tyre.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, më 1 shkurt, në zonën Kodra e Priftit në Tiranë.
Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt në banesën e tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.
Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta.
Autori tashmë është shoqëruar në komisariatin numër 4 ku edhe po merret në pyetje.
Në pyetje janë duke u marrë edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.