Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, i cili vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij në sy të katër fëmijëve të tyre në Volos të Greqisë.
Autori i krimit makabër, u arrestua pasditen e sotme nga policia greke.
Pamjet e publikuara nga protothema.gr tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten (22/8) vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas u arratis
Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:
” Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”
Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.
Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.