Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës ku 36-vjeçari Andon Janaqi vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli.
“Më mori nusja e djalit në telefon në orën 8:45 dhe më tha ‘Ngushëllime, kështu, kështu Andoni ka vrarë veten dhe nusen e tij’. Flisja shpeshherë me djalin dhe i thosha ‘Me mamin rregullojini gjërat, keni dy fëmijë’. Kishin mosmarrëveshje bashkë. Pastaj nuk e di çfarë u bë, kur mora vesh që bëri vrasje dhe vrau veten, ngaqë e donte shumë. Kishte dashuri, çmenduri për të sepse kishte fëmijët në mes, dy djem.
Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di si i kishin rrethanat e tyre, ekonomi kishin, morën kartat franceze, shtëpi.
Kërkoj ndihmë të më sjellin trupin e djalit, kam një rrogë të vogël, vajzën e madhe e kam me të meta mendore. Kërkoj nga shteti të më ndihmoj të më sjellë trupin e djalit.
Me familjen e vajzës nuk kam folur, më thanë ‘të kesh turp, me çfarë fytyre më merr mua’ Atyre u iku vajza, mua më iku djali. Pse ma thonë këtë fjalë. Falje nuk i kërkoj, se ata ma thanë këtë fjalë. Kjo që ndodhi është e rëndë për të dyja familjet. Ai e bëri për dashuri, se e donte shumë. Është gjë e rëndë, për plagë për mua dhe për ata, sidomos për fëmijët që mi la rrugëve. Iku djali, e kam shumë problem, me një vajzë me të meta mendore.
Dua ndihmë të më sjellin djalin këtu, jam shumë e shqetësuar, e kishin djalë të mrekullueshëm, të logjikshëm, nuk e di pse e bëri këtë ”, u shpreh Floresha.


