Burime brenda sallës së gjyqit bëjnë me dije se 14-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq ka folur mes lotësh gjatë seancës gjyqësore, duke shprehur thellësisht pendesën për ngjarjen tragjike.
“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë mes lotësh Enedio Guri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg të Maliqit, aty ku dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta. Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga Enedio Guri.
Gjykata Korçës sot vendosi masës arrest me burg për autorin, si dhe për babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e tij, për pengim të zbardhjes së ngjarjes.