Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesditën e sotme në Tropojë, ku ka humbur jetën një 43 vjeçar.
Viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.D., 43 vjeç, i cili u qëllua nga 35 vjeçari i identifikuar si shtetasi F.M.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.
Sakaq, po vijojnë kërkimet për autorin.
Grupi hetimor punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
VIJON…