Ky është momenti që ka qenë dhe pikënisja e konfliktit në Elbasan që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.
Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.
Ndërsa janë identifikuar dhe 4 personat e plagosur. Gazetarja a Lala raporton se bëhet fjalë për efektiven e policisë, Xhensila Sota, Emiljano Prenga nga Shkodra, dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinakun si dhe Pavlo Vuksanin.
Ndërkohë, deri me tani është arrestuar Arbër Papleka, i cili dyshohet se është autori i krimit, ndonëse ai ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Po ashtu në kërkim është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një emër i njohur për policinë e Elbasanit.



