Policia ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me ngjarjen e rëndë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit, mbrëmjen e së mërkurës (24 Shkurt), ku Valbon alias Marko Beqiraj u masakrua me thikë.
Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës.
Dyshohet se krimi nuk është kryer për motive familjare, ndërsa mes autorit dhe 51-vjeçarit ka pasur një debat para se të ndodhte krimi.
Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.
Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.
Më pas ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj ka shkuar në apartament ku e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30
“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.
Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.
Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, informoi policia.