Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.
Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.
VIDEO E VRASJES
Panorama Online ka siguruar video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan.


