Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg.
Ndërkohë nga 25 vite burg janë dhënë për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun dhe për Oltian Logën.
Mësohet se Erlis Duka është shpallur i pafajshëm për vrasjen e Santiago Malkos dhe për të gjitha episodet e tjera, duke vendosur heqje e masës se sigurimit ndaj tij.


