Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis Meçe të përfshirë në vrasjen e Egli Progës në 10 gusht të vitit 2024.
Sipas burimeve brenda gjykatës së Korçës, për këta shtetas ka përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “Arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve.
Aktualisht çështja ka ngrirë në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.
Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta.
Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.


