Gjykata e Fierit ka dhënë dënimin maksimal ndaj Azgan Mërnicës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, kur Mërnica qëlloi me armë në kokë efektivin Cenalia, pasi ky i fundit e kishte ndaluar për të mos lëvizur me shpejtësi në makinë.
Vendimi parashikon që Azgan Mërnica të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.