Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.
Gjithashtu, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit.
Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.
Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetinor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.


