Pas vrasjes së 57-vjeçarit Petrit Ndou në aksin rrugor “Thumanë–Krujë” dhe arrestimit të autorit të dyshuar, policia ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
U vu në pranga pas ngjarjes autori Andi Vokrri, 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Gjithashtu, janë arrestuar për “Moskallëzim krimi” shtetasit L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që udhëtonin me një automjet, janë konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me viktimën, e cila po lëvizte me makinën e saj. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari A. V. e ka goditur 57-vjeçarin me një send të fortë (çekiç) në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i krimit.
Njoftimi i policisë:
Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


