Nën masa të shtuara sigurie, në Gjykatën e Korçës është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për vrasjen e të miturit Erald Xhejo, 14 vjeç, në Maliq.
Në ambientet e jashtme të gjykatës ka pasur prezencë të shtuar të familjarëve dhe forcave të rendit, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes.
Mes të ndaluarve është edhe Enedio Guri, i akuzuar si autori i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij. Gjykata pritet të caktojë masat për të dhe të arrestuarit e tjerë.
Të ndaluarit për ngjarjen në Maliq:
• Enedio Guri – i dyshuar si autor i krimit
• Edison Guri
• Roland Guri
• Flori Çela
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë.