Partia Demokratike, ka propozuar Besim Ndregjonin, kreu i ish të përndjekurve politikë, si emër për kandidat për Avokat të Popullit.
Burimet për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se lidhur me këtë propozim, Partia Socialiste ende nuk ka një vendim.
Kujtojmë se në seancën e sotme pritet votimi për Avokatin e ri të Popullit, teksa aktualisht në krye të kësaj detyre ndodhet Erinda Ballanca, mandati i së cilës i ka përfunduar në vitin 2022.
Sakaq, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konsensus në vota në Kuvend për Ndregjonin, teksa për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84 vota.