Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivelet drejtuese, duke bërë ndryshime të reja në disa komisariate të vendit.
Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, emërimet e reja prekin një sërë komisariatesh në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Kurbinin, Gramshin, Elbasanin, Pogradecin, Korçën, Dibrën, Sarandën, Himarën dhe Cërrikun.
Ndryshimet e tjera në polici në rang komisariatesh
Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.
Këto ndryshime vijnë pas rokadës në komisariatet e kryeqytetit, teksa pak më parë u lajmëruan emërime të reja.
Gjithashtu, ndryshime pati edhe në krye të komisiarateve të Shkodrës dhe Kukësit.