Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026.
Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë, do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit, përveç maturantëve, do të bëhet më 12 qershor 2026.
Për maturantët shkolla përfundon më 29 maj, ndërsa provimet e tyre janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor.
Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026.
Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën e dhjetë do të realizohet përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht 2025.
Pushimet dimërore janë caktuar nga 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, ndërsa ato pranverore do të zhvillohen nga data 30 mars deri më 3 prill 2026.