Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë zonën malore të Dukatit, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po përparojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, një nga zonat më të mbrojtura natyrore në vend.
Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse në terren është tepër e vështirë për shkak të relievit të thyer dhe mungesës së aksesit rrugor. Për këtë arsye, autoritetet kanë angazhuar edhe ndërhyrjen ajrore me helikopterë, në përpjekje për të izoluar dhe shuar vatrat aktive të zjarrit.
Situata mbetet kritike, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.