Vijon dhuna e shtetit ndaj News24 dhe kompanisë mediatike Focus Group, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në vend.
Po grabiten kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, po çmontohen studiot televizive, tavolina dhe gjëra që janë vënë ndër vite të tëra. Nga salla e mbledhjeve janë rrëmbyer tavolina dhe karrike. Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal.