Një sherr me grushte e shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas mbarimit të mësimit.
Në pamjen e siguruara nga Panorama.al, shihet 4 nxënës që dhunojnë një bashkëmoshatar të tyre përballë shkollës.
Gjithashtu ata e godasin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar.
Mësohet se nga uniformat blu janë shoqëruar deri më tani 6 persona.