Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video në rrjetet sociale në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, që po vijon në disa zona të Tiranës.
Në pamjet e publikuara, disa persona shihen duke çmontuar një tendë biznesi, ndërsa Rama e shoqëron videon me një mesazh ironik dhe informal:
“Eh mër çuna, vapë e madhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”
Aksioni për çlirimin e trotuareve dhe hapësirave të zëna nga struktura pa leje po zbatohet në terren nga inspektorët bashkiakë dhe policia bashkiake, ndërsa Rama vazhdon ta ndjekë dhe promovojë procesin nëpërmjet rrjeteve sociale.
https://www.facebook.com/share/v/1CRqssSkGG/?mibextid=wwXIfr