Panorama.al sjell pamjet nga lart të fshatit turistit të Thethit, ku prej 6 ditësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Në pamje shihen fadromat e IKMT-së që punojnë për shembjen, si edhe objektet e rrënuara në tokë.
Ndërkohë forcat e policisë janë në vendet ku po spastrohen ndërtimet pa leje.
Kujtojmë që efektivët dhe punonjësit e IKMT-së u përballën me kundërshtinë e banorëve, të cilët shpreheshin se po i rrënoheshin kursimet e jetës së tyre.