Pas pesë muajsh nga bllokimi i qarkullimin në rrugë të, qytetarët kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Brendshme.
Qytetarët kërkojnë kthimin e monopatiave të sekuestruara nga policia dhe anulimin e vendimit për ndalimin e tyre.
“Zonja ministre, ke futur duart në xhepin tim”; “Na gënjyet, na rrëmbyer pronën”; “Investimi iku, do mbajë kush përgjegjësi për paratë tona”, thuhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.
Kujtojmë se bllokimi filloi që prej 13 tetorit 2025, ku sipas ministres së Brendshme Albana Koçiu, arsyeja e ndalimit ishte për shkak se monopatinat cenojnë sigurinë.
Asokohe ajo tha se do të jetë ndalim i përkohshëm deri në hartimin e një plani të qartë, por deri më tani, pas pesë muajsh, nuk ka ende një kuadër ligjor konkret.


