Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës.
Pamjet tregojnë momentet e konfliltit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 3 persona.
Në pak minuta sherri verbal është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët janë larguar të tmerruar.