Trupat ruse u tërhoqën në një distancë deri në dy kilometra në pjesë të veçanta të frontit në drejtim të Bahmut gjatë ditës së mëparshme.
“Falë mbrojtjes së mirëmenduar në drejtim të Bakhmutit po marrim rezultatet e aksioneve efikase të reparteve tona. Ndër të tjera kryejmë edhe kundërsulme efektive. Në disa zona të frontit, armiku nuk mundi t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra”, njoftoi në Telegram gjeneral-lejtnant Oleksandr Sirskyi, Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Siç raporton Ukrinform, sipas komandantit, zbatimi kompetent i operacionit të mbrojtjes i lodhi forcat e stërvitura të PVC Wagner dhe i detyroi ata në drejtime të caktuara të zëvendësoheshin nga njësitë më pak të stërvitura të trupave të rregullta ruse të cilat u mundën dhe u tërhoqën./Lajmi në koment.