Në rajonin Belgorod të Rusisë, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, bëhet fjalë për shpërthimin e një rafinerie të naftës.
Sipas autoriteteve lokale, ishin rezervuarët e rafinerisë që u përfshin nga zjarri që ishte aq i madh, sa që re të mëdha tymi të zi u ngritën në qiell.
Kjo nuk është hera e parë që në qytetet ruse po ndodhin shpërthime të tilla të mistershme, për të cilat autoritetet e sigurisë po japin shumë pak informacione mbi atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Në anën tjetër deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky shpërthim i fuqishëm në qytetin rus.