Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Ravonik, në Korçë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të së dielës. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti është djegur plotësisht nga zjarri.
Ndërkohë, policia në Korçë po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.


