Përkeqësimi i motit si duket nuk ka ndaluar demokratët për të mos vijuar me tubimin e tyre në kryeqytet.
Një prej oficerëve të pranishëm në terren, përmes magnetofonit ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët pasi është vepër penale, e për këtë arsye do të veprojnë.
Sakaq, protestuesit kanë kundërshtuar uniformat blu duke u shprehur se protesta është lajmëruar më herët.
Polici: Të nderuar qytetarë, lironi rrugën.
Bërtet turma.
Polici:Bllokimi i rrugës përbën vepër penale. Policia do zbatojë ligjin.
Protestuesi: Nuk është bllokim rruge, është protestë, me ligj e me kushtetutë. Kemi lajmëruar më parë për protestën.