Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët e fshatit Shtrezë, në lagjen Gjutaj të zonës së Shishtavecit në Kukës, ku një urë e dëmtuar nga reshjet e ditëve të fundit, po rrezikon jetën e banorëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, ura ka pësuar dëmtime të mëdha duke u kthyer në rrezik për 20 familje të asaj zone dhe sidomos për fëmijët, të cilët e përdorin për të shkuar në shkollë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të siguruar një urë të sigurt për ta dhe për fëmijët, si dhe për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.


