Kryeministri Edi Rama, është sot i pranishëm në Paris në ceremoninë e hapjes së katedrales “Notre Dame”, një prej simboleve të kryeqytetit francez.
Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur mes qindra të ftuarve dhe personaliteteve botëror, shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Teksa ka ndarë momente nga ceremonia, në një postim në Fcebook Rama shkruan se edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e katedrales pas zjarrit të pesë viteve më parë.
“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan ai.