Panorama Online ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur ka nisur zjarri në zonën e tregut pranë “5 Majit”, në Tiranë duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Siç shihet në këto pamje të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, fillimisht nga një strukturë ka dalë tym dhe më pas flakët përhapen me shpejtësi.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, megjithatë shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.
Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.


