Pamje të publikuara nga brenda komisariatit 1 të policisë Tiranë tregojnë momente nga përplasja fizike dhe verbale mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, pas shoqërimit të disa protestuesve të ndaluar gjatë protestës së opozitës.
Në video shihen deputetë demokratë që debatojnë ashpër me efektivët e policisë, ndërsa në disa momente situata përshkallëzohet.
Deputetët akuzojnë policinë për dhunë ndaj qytetarëve dhe shoqërime të paligjshme, ndërsa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar.


