Pakoja e zeze e eksplozivit me telekomandë është neutralizuar pasditen e së hënës. Xhenierët e Forcave të Armatosura nga Tirana kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.
Më herët, në zonën e “Plazhit të Vjetër”, qytetarët pikasën rastësisht pakon e dyshimtë. Ata njoftuan shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët vendosën perimtetrin e sigurisë larg objektit të rrezikshëm.
Dyshohet se pakoja mund të ketë rënë nga ndonjë automjet që ka qenë duke lëvizur në zonë. Fatmirësisht, nuk ka pasur as viktima as të lënduar.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



