News24 është rikthyer sërish në transmetim pas bllokimit arbitrar dhe ndërprerjes së sinjalit, një ngjarje që preku rëndë jetën mediatike të vendit.
Megjithatë, përpjekja për ta mbyllur zërin e këtij televizioni nuk arriti efektin e dëshiruar. Pas rikthimit te shpejte te sinjalit shikuesit nuk e braktisën, madje interesi për News24 u rrit ndjeshëm.
Kjo vihet re qartë në matësit e shikueshmërisë, ku televizioni ka shënuar rritje rekord, por edhe në telefonatat e shumta e të përditshme që vijnë në redaksi nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehin mbështetjen dhe mirënjohjen e tyre.
Ky besim i publikut te News24 është frut i punës së palodhur të gazetarëve, që prej më shumë se dy dekadash sjellin për publikun shqiptar informacion të verifikuar, të balancuar dhe të besueshëm.
Për News24, rikthimi në transmetim nuk është thjesht një vazhdim i punës së përditshme, por një dëshmi e fortë se media e lirë dhe e pavarur nuk mund të ndalet me urdhra apo presione.
Për publikun shqiptar, kjo përvojë e vështirë ka treguar se News24 mbetet një burim i pazëvendësueshëm i lajmit të vërtetë.
Me nisjen e sezonit të ri televiziv, News24 risjell emisionet politike, sociale, ekonomike dhe argëtuese, duke synuar të jetë si gjithmonë sa më pranë publikut dhe shqetësimeve të tij.
News24 është gjithmonë me ju!