Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, rreth orës 02:00.
Sipas burimeve paraprake, mjeti është djegur tërësisht nga brenda, ndërsa flakët kanë prekur lehtësisht edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë tij.
Policia po heton në dy pista:
– Zjarrvënie e qëllimshme,
– ose shkaqe aksidentale, si defekt teknik apo mbingrohje.
Zjarri është neutralizuar nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar origjinën e flakëve. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.