Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në arë
Tre personat që udhëtonin brenda në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.