Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shkaktuar të qeshura mes liderëve europianë gjatë Samitit të Komitetit Politik Europian, me një urim të veçantë dhe kreativ.
Gjatë ceremonisë mikpritëse të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, u shfaq një video e realizuar me anë të inteligjencës artificiale, ku të gjithë liderët europianë shfaqeshin në versionin e tyre fëmijë, duke uruar në gjuhët e tyre përkatëse “Mirë se erdhët në Shqipëri”.
Videoja surprizë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë në sallën e TOB.